Filipçe: Trajtimi kompleks nga Kovid-19 në spitalet private, maksimumi 300 mijë denarë

Pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për kujdes shëndetësor, pacientët në spitalet private që trajtohen nga Kovid – 19, nëse trajtimi është kompleks dhe zgjat shumë, shuma maksimale që do të paguajnë është 300 mijë denarë, informoi sot Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Kjo është një shumë që pacientët e paguajnë në spitalet private dhe që atje shkojnë me vullnetin e tyre të lirë për t’u trajtuar, siç bëjnë tani, dhe paguajnë një shumë të madhe parash. Nëse ne si shtet duhet të përdorim burimet e spitaleve private, atëherë për ato resurse ne nuk u paguajmë asnjë tarifë spitaleve private dhe Fondi merr përsipër shërbimin e pagesave. Tani për tani nuk ka një situatë të tillë”, shpjegoi Filipçe.

Ky propozim ligj një ditë më parë kaloi në Qeveri dhe do të hyjë në procedurë parlamentare.

A.B.