Jo, orizi nuk funksionon: Ku ta vendosni telefonin nëse dëmtohet nga uji

Një pjesë e mirë e telefonave të rinj reklamohen si “rezistent ndaj ujit” (water resistant), por kjo nuk do të thotë se janë të papërshkueshëm nga uji (waterproof). Rezistenca ndaj ujit nënkupton që pajisja mund të përballojë mirë disa nivele të caktuara uji, pa ndodhur ndonjë dëmtim thelbësor.

Si ta kuptoni që uji ka shkaktuar dëm në pajisje? Ekspozimi ndaj ujit mund të shkaktojë këto probleme:
– fotografi jo të qarta
– audio e prishur ose jofunksionale
– pika të lëngshme në ekran
– nuk karikohet
– nuk ndizet

Si ta rregulloni?

Së pari, mos e vendosni në një enë me oriz. Është thjesht mit – nuk funksionon. Në vend të kësaj, ndiqni këto hapa.

1. Fikni pajisjen menjëherë dhe mos shtypni asnjë buton.

2. Nëse telefoni është rezistent ndaj ujit dhe është lagur me një lëng tjetër, Apple dhe Samsung sugjerojnë që ta shpëlani në një vend me ujë ambienti, por jo në çezmë të rrjedhshme sepse mund të shkaktojë dëme.

3. Fshijeni telefonin me peceta letre ose leckë të butë.

4. Shkundeni lehtësisht për të larguar ujin nga portat e karikimit, por shmangni tundjen e fortë pasi kjo mund të përhapë ujin në pjesët e tjera të brendshme.

5. Hiqni kartën SIM .

6. Përdorni një pastrues ajri për të larguar ujin. Shmangni përdorimin e tharëses së nxehtë pasi nxehtësia mund të shkatërrojë pjesët e brendshme dhe të dëmtojë ekranin.

7. Thajeni telefonin para një ventilatori.

8. Lëreni në një enë/qese hermetike me pako me xhel silice (pakot e vogla që gjenden brenda këpucëve dhe çantave të reja). Ato ndihmojnë në thithjen e lagështirës.

9. Mos e karikoni telefonin nëse nuk jeni të sigurt që është tharë mirë. Apple sugjeron që të prisni të paktën pesë orë.

10. Nëse nuk ndizet, pavarësisht hapave të mësipërm, duhet ta çoni te një profesionist.

Burimet: TechCrunch, Conversation / Revista Anabel

A.B.