Mickoski: Kam 100% besim në shëndetësinë publike, ata janë heronjtë tanë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski u sqarua se pse zgjodhi mjekimin në spital publik në vend se në spital privat, pas infektimit me koronavirus.

“Unë jam djalë i një nëne mjeke e cila gjithë jetën ka punuar në shëndetësinë publike. Kam 100% besim në shëndetësinë publike dhe nuk gabova që qëndrova në Klinikën për sëmundje infektive dhe e shfrytëzoj edhe një herë mundësinë të falënderoj personelin e kësaj klinike. Edhe pse kushtet atje nuk janë të shkëlqyera, por jua jap dorën dhe përkulem para tyre. Këto janë heronjtë e shekullit 21”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.