Xhaferi: Në Kuvend s’duhet të ketë prioritizime dhe kushtëzime

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nga partitë paelamentare në koordinimin e jashtëzakonshëm ka kërkuar zhbllokimin e trupave punuese të Kuvendit një pjesë e të cilave nuk kanë funksionuar për afër 5 muaj. Ai ka kërkuar nga partitë të mos ketë ligje me prioritet dhe as kushtëzime.

“Kryetari theksoi se nuk guxon të ketë prioretizim të pikave të caktuara sepse liderët e partive politike janë marrë vesh për këtë jashtë Kuvendit, puna e Kuvendit duhet të zhbllokohet në çdo nivel dhe të gjitha partitë politike duhet të braktisin praktikën e mbajtjes peng të procesit të miratimit të ligjeve, mospasjes së kuorumit për shkak të shkaqeve të arsyeshme shëndetësore të deputetëve lidhur me pandeminë e KOVID-19, ose parashtrimin e numrit tejet të madh të amendamenteve për një ligj, duke e ngarkuar edhe shërbimin e Kuvendit e jo vetëm procesin ligjvënës. Kryetari theksoi se praktika e kushtëzimit nuk shkon në favor të askujt”, thuhet në komunikatën nga Kuvendi.

Përfundimi i Takimit koordinues është se nesër (15 prill), Kuvendi vazhdon me punë me seancën 32, ndërsa për dinamikën e mëtejme të punës, do të koordinohen në vazhdim.

Partitë politike sot kërkuan caktimin e një seance tjetër, atë për ligjet e pakos së pestë ekonomike, për të cilat tani ka marrëveshje.

A.B.