Qytetarët do të presim ende për rrogat / Dështoi përpjekja për votimin e pakos së pestë ekonomike

Per me shume se dy orë deputetët debatuan në Kuvend dhe u përplasën rreth votimit të ligjeve pë pakon e pestë ekonomike. Seanca u ndërpre pa epilog për të vazhduar një herë tjetër. VMRO-DPMNE kërkonte që të nderpritej seanca e filluar 32 dhe të fillonte seanca 36 në të cilën janë ligjen e pakos së pestë ekonomike për ndihmën shtetërore që duhet t’u jepet kompanive të prekura nga kovid kriza për t’ua paguar rrogat punëtorëve.

Kryetari i Kuvendit dhe shumica parlamentare insistonin që fillimisht të votohen të gjithë (mbi 20) ligjet e seancën së 32 dhe më pas të kalohej te seanca pa pakon ekonomike.

Si pasojë VMRO-ja e lëshoi sallën dhe deputetët e saj prisnin pas dere fillimin e seancës 36. Pa deputetët e partisë opozitare, Kuvendi nuk kishte kuorum për të vazhduar votimin në seancën 32.

Situata në disa raste u tensionua.

A.B.