Sela ka falsifikuar nënshkrimin e babait të tij të vdekur për të legalizuar shtëpinë (Dokument)

Në dokumentet e siguara, shihet sesi Ziadin Sela ka keqpërdorur pozitën zyrtare për interesa personale, ku në vitin 2013 nënshkruan në emër të babait të tij, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2005.

Nëpërmjet sistemit elektronik, z. S.S nga f.Livadhi, Strugë ka bërë kërkesë për leje ndërtimi të objektit A1-banim në shtëpi individuale në datën 09.10.2013 edhe pse ai nga viti 2005 nuk jeton mes nesh.

Në datë 10.10.2013 është lidhur Kontratë për rregullimin e tokës së pandërtuar ndërtimore mes palëve kontraktuese:
1. Komuna e Strugës, e përfaqësuar nga ana e kryetarit Ziadin Sela,
2. S.S nga f. Livadhi, si shfrytëzues I tokës ndërtimore – investues, investitori në vitin 2013, ndërsa personi ka ndërruar jetë në vitin 2005!

Fletëpronësia nga data 26.06.2013 është në emër të personi S.S nga fshati Livadhi.
Fletëpagesat e kerkesës janë realizuar në emër të personit S.S., në vitin 2013, edhe pse i njejti nuk jeton që nga viti 2005!/Gjurme.info/