Caktohet vazhdimi i seancave në Kuvend / VMRO: S’marrim pjesë në seancën 32

Përpjekje e re për zhbllokimin e Kuvendit. Kryetari Talat Xhaferi, për nesër, në ora 14 ka planifikuar vazhdimin e seancës së 32-të, dhe pas përfundimit të saj, do të vazhdojë seanca e 36-të, e cila përfshin ligjet nga paketa e pestë e masave ekonomike. Nga grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së thonë se ata nuk do të marrin pjesë në seancën e 32-të, por do të jenë të pranishëm dhe do të votojnë vetëm për ligjet nga paketa e pestë e  masave.

“Qëndrimi i grupit parlamentar është i njëjti, prioritet është votimi i ligjeve nga paketa e pestë e masave ekonomike. Deputetët e VMRO DPMNE-së, do të marrin pjesë në seancën e 36-të në të cilën janë ligjet nga paketa e pestë e masave, si dhe nuk do të marrim pjesë në seancën e 32-të”, thonë nga Grupi parlamentar VMRO-DPMNE-së./Alsat

A.B.