Reporterë pa kufi: Maqedonia e Veriut avancon në lirinë e medias

Reporterët pa kufij kanë publikuar indeksin e lirisë së medias, sipas të cilit Maqedonia e Veriut ka shënuar progres në krahasim me vitin e kaluar dhe rangohet me lartë se një pjesë e vendeve të rajonit si Serbia, Bullgaria apo Mali i Zi. Në Raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij (Reporters without borders), Maqedonia e Veriut renditet e 90-ta në botë sipas lirisë së medias. Kjo është renditja më e lartë e vendit që nga viti 2013, dhe përmirësim për dy pozicione nga viti i kaluar.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës thotë se situata e krijuara gjatë vitit 2020 e kanë vështirësuar punën e mediave dhe gazetarëve ashtu si edhe të gjithë institucioneve në vend, dhe padyshim që liria e medias mbetet një sfidë e hapur për të gjithë ne.

“Në këtë drejtim hapat që po ndërmerr Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës fillimisht kanë të bëjnë me harmonizimin e legjislacionit vendas me atë të Bashkimit Evropian ne sferën e medias dhe veprimtarisë audivizive, dhe bashkëpunimin e hapur me BE-në dhe të gjithë aktorët mediatik në vend, me qëllim që të kontribojë për një klime më të mirë mediatike dhe informim të paanshëm dhe cilësor të qytetarëve nga mediat vendase”, shkruan Shaqiri në facebook.

A.B.