Vaksinohen deputetët

Deputetët vaksinohen sot në sallën A1 Arena, Boris Trajkovski. Vendimi nëse do të vaksinohen ose jo, është individual i secilit prej tyre. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se me vaksinimin e deputetëve pret që kah mesi i muajit maj të normalizohet edhe puna e Kuvendit.

“Imunizimi i deputetëve fillon sot me dozën e parë, dhe sipas protokllit doza e dytë duhet të jetë diku mesi i muajit maj dhe nga atëherë duhet të rikthehet normaliteti i punës së parlamentit, normal duke vazhduar të respektohen rregullat dhe procedurat… Unë si kryetar i Kuvendit kamë dorëzuar listën me 120 deputetë, më pas është vendim i secilit që të vendos nëse do të vaksinohet ose jo”, tha Xhaferi.

Deputetët do të vaksinohen me vaksinën Sputnik V. Sot në tre grupe është organizuar procesi i vaksinimit. Paralelisht me këtë në këtë punkt në sallën A1 Arena në Boris Trajkovski po rrjedh vaksinimi edhe i personave të moshuar, të moshës mbi 70 vjeç.

A.B.