Kritika në raportin e Avokatit të Popullit mbi mësimin në distancë

Mangësitë në procesin arsimorë që dolën në sipërfaqe nga zbatimi i masës për mësim në distancë janë evidentuar edhe në raportin vjetorë të Avokatit të Popullit për vitin 2020. Me vendimin e Ministrisë së Arsimit për mësim në distancë, për të cilin nuk kanë kushte ekonomike të gjithë fëmijët, është shkelur neni 43 i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriu si dhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës, sipas të cilave tek arsimi duhet të kenë qasje të gjithë nën kushte të barabartë, thuhet ndër të tjera në raport.

“Mungesa e mjeteve elektro-teknike, kompjuterike, mungesa e energjisë elektrike, e internetit jo cilësorë e rëndoi seriozisht realizimin e procesit edukativo-arsimorë. Këtu posaçërisht janë gjetur të prekur fëmijët me pengesa, të cilët pothuajse u eliminuan plotësisht nga mundësia e ndjekjes së procesit edukativo-arsimorë” – tha Naser Zyberi- Avokat i Popullit. / Alsat

A.B.