Gruaja hel*mon burrin që kishte shkuar me 4 mijë gra

Një nuse e re dyshohet se ka hel*muar bashkëshortin e saj milioner 77 vjeçar, meqë i kishte premtuar se ajo ishte gruaja e fundit me të cilën do të shkonte në shtrat.

25 vjeçarja Saki Sudo, akuzohet për vra*sjen e burrit të saj ‘Don Zhuan’ tre vjet më parë në qytetin japonez Tanabe.

Biznesmeni i pronave të patundshme dhe huadhënies, Kosuke Nozaki, ishte martuar me autoren e dyshuar të kri*mit, në shkurt 2018. Por ai vdiq disa muaj pas martesës, njofton rrjeti Tokyo Reporter.

Më parë Nozaki ishte mburrur se kishte fjetur më 4,000 gra, dhe në vitin 2016 ai shkroi një libër me titull ‘Don Zhuani i Wakayama’. Kur i kërkoi dorën Sudos, ai raportohet se e kishte pyetur: “A dëshiron të jesh gruaja ime e fundit?”

Policia beson se Sudo vr*au bashkëshortin e saj me anë të hel*mimit akut. Nozaki kishte gjurmë drogash në sistemin trupor. Hetimi vazhdon. / TetovaSot

A.B.