A do të kandidoj Bilall Kasami për kryetar të Komunës së Tetovës?!

A përgatitet Bilall Kasami për të kandiduar për kryetar komunë të Tetovës? Kjo është pyetja që ngrihet ditët e fundit në kuloaret politike. Se kreu i Lëvizjes Besa është aktivizuar së tepërmi në ditët e fundit kjo nuk ka dyshim. Ai në periudhën e fundit ka ndërmarr disa aktivitete në terrenin e Komunës së Tetovës. Shumë shpesh Kasami paraqitet me Ministrin e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave, Arjanit Hoxhën në vendbanimet për rreth Tetovës, por edhe me drejtorët e kësaj partie. Kur kësaj ti shtohen edhe shumë investime që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave i ka paraparë në vendbanimet e Komunës së Tetovës, kjo e bën edhe më serioze idenë për kandidimin e kreut të Besës në Tetovë./Nmk-post/