Kasami në Xhepçisht: Gati projekti për pastrimin e kanalit të ujitjes

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami sot bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha vizitoi kanalin e ujitjes në fshatin Xhepçisht.

“Si deputet i zonës është obligim i yni që të kujdesemi për bujqit e këtij rajoni. Ky kanal i ujitjes është “zemra e Pollogut”, banorët e kësaj ane janë më aktivët në punimin e tokës”, thotë Kasami.

Ai banorëve iu dha një lajm të mirë.

“Fatkeqësisht, ky kanal me vite nuk ka qenë në funskion, sepse shumë here u është premtuar banorëve por nuk është realizuar.
Një lajm i mirë nga ky takim dhe kjo vizitë është se projekti për pastrimin e kanalit, veçse është gati, që do të thotë se janë ndarë edhe mjetet dhe në seancën e parë të radhës të qeverisë do të bëhet edhe rialukimi i mjetëve dhe ky kanal të pastrohet dhe të jetë në funksion. Sa të kryhen procedurat administrative do të fillohet menjëherë me punë në realizimin e projektit por jo vetëm, për pollogun kemi paraparë edhe shumë projekte tjera që janë në dobi të të gjithë qytetarëve”, njoftoi Kasami.

A.B.