VIDEO – Ura më e gjatë për këmbësorë gjendet në Portugali

Pranë qytetit të vogël Arouca, në Portugalinë veriore është hapur ura më e gjatë për këmbësorët në botë.

E “fshehur” midis gjelbërimit, pemëve dhe natyrës, ura më e gjatë 516 metra është e vendosur në një pozicion piktoresk mbi lumin Paiva dhe është e mbrojtur nga Unesco.

Mbajtur nga kabllot e çelikut dhe dy kulla në secilën anë, ajo lëkundet pak me çdo hap. Ura u hap vetëm për banorët vendas, por nga e hëna të gjithë mund të rezervojnë një vizitë.

Vendasit shpresojnë që ky atraksion turistik, e cila kushtoi rreth 2.3 milion euro dhe u desh rreth dy vjet për t’u ndërtuar, do të ndihmojë në ringjalljen e rajonit, veçanërisht pas pandemisë shkatërruese COVID-19. / Klan News

A.B.