Agimi i Bamirësisë, organizata që ua lehtëson jetën studentëve në Tetovë

Të studijosh larg familjes dhe qytetin tënd është një sfidë në vete. Studentët përveç se duhet të merren me studimet e tyre, ato kanë edhe derte të tjera, siç mund të jenë pregaditja e ushqimit për çdo ditë.
Por Agimi i Bamirësisë në Tetovë ka vendosur që studentëve që vijnë nga qytetet tjera të Maqedonisë dhe nga shtetet fqinje të Kosovës e Shqipërisë t’ua heq këtë barrë, duke u shpërndarë atyre ushqime falas.

Studentët shprehen se ky aktivitet është shumë lehtësues, veçanërisht tani gjatë kohës së Ramazanit, ku ato nuk detyrohen të përgaditin iftar ose të harxhohen duke blerë jasht.
Theksojmë së Agimi i Bamirësisë, përveç aktivitetit të shpërndarjes së Iftareve, afro 1000 në ditë; organizon edhe Menzën Studenore vjetore, shpërndan bursa për studentët e shkëlqyer si dhe ndihmon ata që kanë nevojë në mënyra të ndryshme./monitor.mk/