Eliza Dushku vaksinohet me anti-Covid gjatë shtatzanisë, ja mesazhi që jep

Aktorja e njohur, Eliza Dushku, është në pritje të fëmijës së dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa nuk ka zgjedhur të zbulojë gjininë. Ndërkohë, në një postim të radhës bukuroshja brune me prejardhje shqiptare ka ofruar pamje derisa u vaksinua për të dytën herë.

“Vendosa të marr vaksinat më 5 dhe 6 muaj të shtatzënisë, për të mbrojtur veten dhe foshnjën time. Të gjithë mjekët, më e rëndësishmja, burri im dhe unë ndihem të sigurt”, ka shkruar ajo në përshkrim./NOA.al

A.B.