Kasami takon eurodeputetin Schieder

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami të mërkurën do të takohet me eurodeputetin Andreas Schieder. Takimi do të realizohet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ditën e mërkurë, ndërsa temë e takimit pritet të jetë procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, reformat e parapara si dhe situata aktuale politike.
Kreu i Lëvizjes BESa, njëherit deputet, Bilall Kasami, dhe eurodeputeti Andreas Schieder, janë bashkëkryetar të Komitetit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim (Komiteti i Përbashkët Parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian)./NMK-Post