Shqipëria ka hequr karantinën për RMV-në dhe Greqinë

Komiteti i ekspertëve në Tiranë ka marr vendim që të heq plotësisht masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve me karantinë 14 ditore për qytetarët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Nga sonte në mesnatë, hyrja në territorin shqiptar është pa kushte preventive të pandemisë së virusit korona. Duke parë situatën në rajon, kjo masë shtrënguese vetëm për dy shtet fqinje të Shqipërisë zgjati plotësisht dy javë, me vendim të Komitetit të ekspertëve në Tiranë.

A.B.