Shtëpi e gatshme për 120 orë / Shikoni teknologjinë e ndërtimit – VIDEO

Një çift nga Amsterdami është i pari në Evropë që jeton në një shtëpi që është shtypur plotësisht duke përdorur teknologjinë 3D. Në periferi të qytetit Hollandez të Eindhoven tani qëndron shtëpia e parë në Evropë e dalë nga një printer 3D dhe ka të gjitha lejet e nevojshme nga autoritetet.

Shtëpia njëkatëshe me dy dhoma gjumi 94 metra katrorë u shtyp në vetëm 120 orë nga shtresat e betonit. Një çift në pension i Amsterdamit që aplikuan për të provuar shtëpinë do të paguajnë një qira prej 800 euro në muaj. Elise Lutz, 70, dhe Harry Deckers, 67, morën çelësin e tyre dixhital këto ditë, një aplikacion që i lejon ata të hapin derën e përparme të shtëpisë së tyre me dy dhoma gjumi me shtypjen e një butoni në një smartphone.

Krijuesit e shtëpisë janë të bindur se kjo është e ardhmja e shtëpive në formën dhe madhësinë e dëshiruar me një çmim dukshëm më të ulët.

A.B.