​Facebook dhe Instagram kërcënojnë: “Nëse nuk na jepni informacionin tuaj …”

Facebook dhe Instagram kërcënojnë se përdoruesit do të duhet të paguajnë për shërbimet e tyre, nëse përdoruesit nuk lejojnë që aplikacionet e kompanisë t’i ndjekin ato edhe pas instalimit të iOS 14.5 në pajisjet Apple.

Pas lëshimit të iOS 14.5, të gjitha aplikacionet duhet të kërkojnë leje nga përdoruesi para se të mund ta ndjekin surfimin e tij në internet. Kjo është arsyeja pse kompanitë si Facebook shqetësohen për të ardhurat nga reklamat dhe provojnë të gjitha trikat për t’u siguruar që njerëzit të lejojnë të jenë të ndjekur.

“Për t’i ndihmuar njerëzit të marrin një vendim duke qenë më të informuar, ne gjithashtu shfaqim një sqarim në ekranin tonë, së bashku me atë të Apple. Ai do të sigurojë më shumë informacion se si ne përdorim reklama të personalizuara që mbështesin bizneset e vogla dhe mundësojnë aplikacione falas. Nëse i përgjigjeni pozitivisht pyetjes nga Facebook dhe Instagram, reklamat që shihni në këto aplikacione nuk do të ndryshojnë. Nëse refuzoni, përsëri do të shihni reklama, por ato do të jenë më pak të rëndësishme për ju. Këto udhëzime nuk çojnë në mbledhjen e llojeve të reja të të dhënave nga Facebook. Thjesht do të thotë që ne mund të vazhdonjmë t’u sigurojmë njerëzve përvoja më të mira”, thuhet në njoftimin e përbashkët të kompanive.

Këto sqarime sugjerojnë hapur që përdoruesit mund të “ndihmojnë në mbajtjen falas të Facebook/Instagram” duke lejuar reklama. Me pak fjalë, nëse nuk do t’i jepni leje aplikacionit për të shfrytëzuar të dhënat tuaja për reklama në rrjetet socialr, do të kufizojë përdorimin e tij në telefonin tuaj.

A.B.