Azizi porosi Selës: Mashtrues ordiner, po mbjellë urrejtje ndërshqiptare

Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi ka thumbuar liderin e opozitës, Ziadin Sela pas deklaratës së këtij të fundit se Besa nuk e përkrah opozitën shqiptare për ligjin e gjuhës shqipe. Azizi ja ka kujtuar standartet e dyfishta kreut të ASH-së, duke i thënë se partive shqiptare iu lëshon akuza nga më të ndryshmet ndërsa me “liderin e vrasëve të vet” (duke aluduar në Mickoskin) takohet kur të doj.

Ja postimi i plotë i Azizit:

“Një mashtrues ordiner që luan rolin e viktimës e për ta mbuluar paaftësinë e vet gjithmon fajin ua hedh të tjerëve, nuk e haron “baba zanatin” për t’i përbaltur tjerët e për të mbjellë urrejtje ndërshqiptare për t’a kultivuar farën e përçarjes, ndërsa aspak se ka problem t’a takoj liderin e vrasësve të vet, bile mundohet që me demagogjinë e vet t’i amnestojë krimet dhe qasjen fashizoide të VMRO-së ndaj shqiptarëve. Sa ëmbël flasin këta pseudo patriota për Mickovskin dhe VMRO-në dhe t’a shpifin kur i ndëgjon si flasin për oponentët politik shqiptarë!”, ka shkruar Adnan Azizi.