Divorci i Bill and Melinda/ Ndarja e $130 mld pasuri në vepra të Da Vinci, avionë privatë, shtëpi luksi, koleksione arti

Divorci i freskët i Bill e Melinda Gates rezulton të jetë ndarja më e madhe e aseteve financiare që prej atyre të Jeff e MacKenzie Bezos në 2019, por gjithashtu dhe më e larmishme prej koleksioneve të artit e shkencës që dyshja zotëronte prej disa dekadash.

Çifti njoftuan dje në dokumentet gjyqësore se martesa e tyre është ‘prishur në mënyrë të parekuperueshme’ çka nënkupton se ata nuk kishin një marrëveshje para martesore mes tyre.

Dyshja njoftoi se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në projektet dhe fondacionin e tyre të bamirësisë por martesa e tyre jo, pasi “nuk ndjejmë se mund të rritemi ende si çift në fazën tonë të mbetur të jetës”.

Në divorcin tjetër të famshëm të çiftit Bezos të përmbyllur në 2019, Jeff mbajti 75 përqind të aksioneve në Amazon – asokohe me vlerë $144 miliardë – ndërsa MacKenzie mbajti rreth $35.8 miliardë.

Por Bill e Melinda duket se kanë kryer një pjesë të punës së ndarjes së pronave pasi në dokumentet e divorcit përmendet një ‘kontratë ndarjeje’ me të cilën të dyja palët kanë rënë dakord.

Perandoria Gates përfshin shtëpi në pesë shtete të SHBA, një flotë automjetesh ku përfshihet një ‘Porsche’ e rrallë me vlerë $2 milionë; një koleksion arti ku përfshihen shkrime e skeçe të Leonardo Da Vinci me vlerë $30 milionë, si dhe një seri avionësh privatë.

Gates është gjithashtu pronari më i madh i tokave në SHBA, me rreth 1000 km katrorë në 18 shtete të ndryshem të SHBA.

Çifti Gates ka tre fëmijë – Jennifer, 25 vjeçe; Phoebe, 18; e Rory, 21 – të cilët jetojnë në shtëpinë e tyre kryesore në periferi të Seattle.

Bill e Melinda kanë thënë se do të japin për bamirësi shumicën e pasurisë së tyre para se të vdesin, ndërsa fëmijëve do t’u lënë vetëm $10 milionë secilit, një fraksion i vogël i pasurisë se tyre.

Çifti Gates zotërojnë një seri vilash luksoze në SHBA, si në Uashington, Florida, Kaliforni e Wyoming.

Shtëpia e tyre kryesore në Washington, njihet si Xanadu 2.0.

Shtëpia me tokën rreth 25 000 metra katrorë ka pamje nga liqeni i Washington in Medina, pranë Seattle ku ndodhet qendra e fondacioni të tyre.

Gates e blenë pronën ne 1988 për vetëm $2 milionë, por pas shtatë vjet rinovimesh për ndërtimin e ‘shtëpisë së ëndërrave’ vlera e saj arriti në $63 milionë.

Ndërtimet e vilës zemëruan shumë nga fqinjët e tyre raporton The Washington Post,  prandaj Gates reagoi ndaj ankimeve duke vënë në dispozicion grupet e ndërtimit edhe për projekte në shtëpitë fqinje.

Ata zotërojnë gjithashtu një fermë gjigande prej $59 milionë në Wellington, Florida, një zonë e njohur për kulturën e kuajve, çka i përshtatet bijës së tyre të madhe Jennifer, kalëruese e talentuar.

Familja zotëron gjithashtu rezortin Irma Lake Lodge, pranë liqenit me të njëjtin emër, në Wyoming, i krijuar fillimisht prej Buffalo Bill në 1902. Gates e blenë atë në 2009.

Çifti zotëron dy shtëpi të tjera në Kaliforni – fermën 1 km/katrorë Rancho Paseana, të blerë për $18 milionë në shtator 2014, si dhe pronën $43 milionëshe në San Diego, Kaliforni.

Manjati 65-vjeçar i pronave dhe farmaceutikës zotëron toka në LouisianaArkansasArizonaNebraska e Washington. Bizneset e Bill Gates deri tani nuk jane detajuar ne asetet e supozuara per ndarje. / Top Channel

A.B.