Nën hetime kryetari i Stambollit për “mosrespektim” të sulltanit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka hapur një hetim kundër kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu për shkak të “akuzave për mosrespektim” gjatë vizitës së vitit të kaluar në mauzoleun e Sulltan Mehmet II-të, pa dhënë më shumë detaje.

Sipas të përditshmes opozitare Cumhuriyet, e cila zbuloi çështjen, autoritetet akuzojnë Imamoglu se qëndron para varrit të Mehmet II-të me duart në shpinë, një qëndrim që ata e konsiderojnë fyese për sulltanin që pushtoi Stambollin në 1453, raporton euronews.

HDP hedh poshtë akuzat dhe pretendon të jetë viktimë e shtypjes për shkak të kundërshtimit të ashpër ndaj presidentit turk.

Imagoglu, i cili vjen nga partia kryesore e opozitës, CHP (Social Demokratët), konsiderohet si një nga kundërshtarët më të shquar të presidentit Erdogan. / Telegrafi

A.B.