Njihuni me alpinisten shqiptare që nuk e ka ndalur vrapin asnjë ditë të agjërimit

Arineta Mula është padyshim një nga alpinistet më të njohura në Kosovë e jo vetëm. E tashmë që jemi në muajin e Ramazanit, ajo përsëri nuk e ka ndalur vrapin për asnjë ditë edhe pse është në agjërim.

Madje duket se agjërimi ka qenë një motivim dhe një shtysë akoma më e fortë për të vrapuar me miqtë e saj, për të eksploruar natyrën dhe për t’u mbushur me energji pozitive.

E dimë që për alpinistët uji është shumë i rëndësishëm, teksa bëjnë aktivitet fizik por mungesa e tij nuk e ka penguar aspak Arinetën.
Në një lidhje “Skype” për “Wake Up”, Arineta ndau eksperiencën e saj, teksa na ndajnë edhe pak ditë nga përfundimi i muajit të Ramazanit.

“Jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, është dita e 22, ndihem shumë mirë, e kthjellët. Nuk ndiej nevojën as për ushqimin e as për ujë. Them ka të bëjë me përkushtim, kur ja vë vetes si qëllim, ia arrin”, thotë ajo.

A.B.