Prej nesër do të falen teravitë me xhematë dhe namazi i Bajramit

Pasi Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim, që prej nesër ora policore të fillojë në ora 23:00, Bashkësia Fetare Islame ka sjellë vendim, që prej nesër gjithashtu të kryhet rituali fetar i mbrëmjes – teravitë me praninë e besimtarëve në xhami.

Në vazhdën e kësaj, njoftohet se do të falet edhe namazi i Bajramit pa restrikcione të lëvizjes, por duke respektuar masat anti-Covid.

“Me këtë rast, duam të shprehim mirënjohjen tonë për qeverinë dhe institucionet përkatëse që e pranuan kërkesën e bërë nga Reisul Ulema i BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, që besimtarëve muslimanë të vendit tonë t’ju mundësohet falja e namazit të teravive në netët e mbetura të Ramazanit dhe të organizohet falja e namazit të Fitër Bajramit pa restrikcione të lëvizjes, gjithmonë duke respektuar masat për të ruajtur veten dhe shoqërinë nga virusi”, njoftojnë mes të tjerash nga BFI-ja, transmeton TV21.