Fjalëkalimet më të përdorura që vidhen më shpesh / Mësoni nëse fjalëkalimi juaj është në listë

Që prej vitit 2013, ekziston një ditë që konsiderohet në internet si Dita e Fjalëkalimit (password) dhe përkon me të enjten e parë të muajit maj. Teksa shumë njerëz vendosin fjalëkalime të vështira për t’u gjetur dhe mbrojnë kështu llogarinë e tyre në internet, të tjerë nuk mendojnë shumë gjatë dhe vendosin shkronja dhe numra rastësorë në tastierë.

Lista me kodet më të përdorura ndryshon nga viti në vit, por përgjithësisht mbizotërojnë ato me numra, si 123456, apo me shkronja si qwerty (shkronjat e para në tastierë). Fjalëkalime të tilla janë edhe ato që vidhen më shpejt, sepse janë të parat që provohen nga dikush që tenton të marrë llogarinë e dikujt.
Fjalëkalimet më të përdorura janë këto:
123456
password
123456789
12345
12345678
qwerty
1234567
111111
1234567890
123123
abc123
1234
password1
iloveyou
1q2w3e4r
000000
qwerty123
zaq12wsx
dragon
sunshine
princess
letmein
654321
monkey
27653
1qaz2wsx
123321
qwertyuiop
superman
asdfghjkl

Nëse keni një fjalëkalim të ngjashëm ose të thjeshtë, ka ardhur koha ta ndryshoni për çështje sigurie. Vendosni një kod që kombinon karaktere si shkronja, numra dhe shenja pikësimi. / Revista Anabel

A.B.