September 21, 2021

Ministria e Shëndetësisë: Interesi për vaksinim rritet çdo ditë

Vaksinimi kundër Kovid-19 po zhvillohet normalisht në të gjitha pikat nëpër vend. Interesi për vaksinim po rritet çdo ditë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në pikat e vaksinimit në vend, siç theksohet, në konkludim me ditën e djeshme, u vaksinuan gjithsej 74076 qytetarë.

Dozën e pare të vaksinës dje e kanë marrë 7963 qytetarë, ndërsa dje u vaksinuan gjithsej 9123 qytetarë. Në vend, gjithsej 92,253 qytetarë morën vaksinë dhe rivaksinim. Sipas shifrave të fundit, 25 përqind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Vaksinimi kryhet në përputhje me Planin Kombëtar të Imunizimit. Vaksinohen personat e rritur, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk janë vaksinuar dhe njerëzit e punësuar në infrastrukturën kritike gjithashtu janë vaksinuar./Tv21

A.B.