Putin: Vaksina jonë është po aq e besueshme, sa kalla*shnikovi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i vlerësoi vaksinat ruse, duke thënë se janë po aq të besueshme sa armët kalla*shnikov, të zhvilluara në unionin sovjetik. Ai thotë se këtë e ka thënë një specialist evropian.

“Vaksinat tona, që janë të njohura tashmë, bashkë me Sputnik Light që iu bashkua listës, janë të bazuara në teknologji dhe platforma të përdorura prej shumë vitesh. Janë të azhurnuara dhe vaksinat tona janë më të besueshmet e të sigurtat. Siç ka thënë një specialist evropian: ato janë të besueshme po aq sa një kalla*shnikov. Nuk e themi ne këtë, e ka thënë një specialist evropian. Mendoj se ai ka të drejtë sepse vaksinat tona janë të thjeshta dhe të sigurta, ashtu si kalla*shnikovi”, tha Putin.

A.B.