Si ta shpëtoni iPhone-in tuaj kur laget?

Urojmë të mos ju ndodhë kurrë, por meqë sezoni i shkujdesjes është zyrtarisht i hapur, ka gjasa të mëdha që iPhone-i të përfundojë i lagur për një arsye apo tjetrën. E dimë që tradita që keni ndjekur në momentin e parë që telefoni përfundon në ujë është një vrap i shpejtë drejt kuzhinës dhe zhytje në oriz, por prisni. Hiqni dorë nga kjo teknikë dhe mësoni mënyra të reja për të shpëtuar rrogën për një telefon të ri.

Falë TikTok-ut, mësuam një hile të re që ju shpëton iPhone-in vetëm duke i kërkuar një nder Siri-it. Kërkojini të vendosë një tingull që shtyn ujin jashtë!  Fillimisht sigurohuni që të keni aplikacionin  “Shortcuts” të shkarkuar në iPhone-in tuaj. Më pas klikoni Water Eject, që është linku i parë që do t’ju shfaqet kur kërkoni në Google “water shortcut.” Klikoni opsionin “Get Shortcut”.

Herën tjetër qe iPhone-i do të laget, duhet t’i thoni Siri-it fjalët magjike: “Hey Siri, water eject shortcut.” Ky i fundit do të luajë një tingull që nxjerr ujin jashtë dhe kaq. Të gjithë jemi të lumtur! / Revista Anabel

A.B.