BE-ja kërkon të përfundojë menjëherë dhu*na mes izraelitëve dhe palestinezëve

Dhu*na në Rripin e Gazës dhe Jeruzalemin Lindor duhet të ndërpritet menjëherë, theksoi zëdhënësja e shefit të diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell. “Lëshimi i ra*ketave që nga Rripi i Gazës mbi popullsinë civile në Izrael është plotësisht i papranueshëm dhe ushqen një përkeqësim të situatës”, shtoi zëdhënësja në një komunikatë.

Sul*met me raketa, sul*met vde*kjeprurëse kundër Hamasit, përp*lasjet midis oficerëve të policisë dhe demonstruesve palestinezë në Jeruzalem, Izraeli dhe palestinezët janë të përfshirë në një nga përshkallëzimet më të mëdha të dhu*nës në vitet e fundit. BE ka bërë thirrje të përsëritura për të dy palët. “Shpërthimi i dhu*nës në Cisjordaninë e pushtuar duke përfshirë Jeruzalemin Lindor, si dhe Gazën dhe rrethinat e saj, duhet të marrë fund menjëherë”, theksoi ajo. “Të gjithë udhëheqësit kanë një përgjegjësi për të vepruar kundër ekst*remistëve. Statusi quo i vendeve të shenjta duhet të respektohet plotësisht”, thonë nga kabineti i Borell.

A.B.