BFI: Do të falim sabahun dhe Bajramin me masa mbrojtëse nga Covid

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut njofton opinionin e gjerë se muaji i Ramazanit përfundon të mërkurën më 12 maj 2021, ndërsa, dita e parë e Fitër Bajramit është ditën e enjte, më 13 maj 2021. Me vendim të Qeverisë së RMV, në natën e Fitër Bajramit nuk do të ketë orë policore me çka jepet mundësia që ta falim namazin e sabahut si dhe namazin e Fitër Bajramit.

Po ashtu, Bashkësia Fetare Islame e RMV, nën masat protokolare anti-Covid do të realizojë manifestimin tradicional, i cili do të mbahet në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup. Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut të gjithë besimtarëve në mbarë vendin ua uron festën e Fitër Bajramit duke lutur Allahun Fuqiplotë që t’i ketë pranuar agjërime, lutjet dhe ibadetet tona./TV21