Prindërit protestojnë digjitalizimin e librave

Para ministrisë së Arsimit ka filluar protesta e prindërve të cilët kundërshtojnë propozim ligjin përmes të cilit parashikohet digjitalizimi i librave shkollorë.

Ata filluan një iniciativë duke kërkuar që përmes një referendumi qytetarët të kenë mundësinë të votojnë për reformat arsimore. Prindërit që protestojnë nuk janë të kënaqur me të ashtuquajturën dialog me ministrinë kompetente. Ata thonë se ligjet miratohen pa u konsultuar me palët e interesuara. Për më tepër, ata kërkojnë që fëmijët e tyre të kthehen në klasat e tyre.

Protesta filloi saktësisht në mesditë para Ministrisë së Arsimit, nga ku protestuesit u drejtuan paqësisht drejt Qeverisë dhe objektivi përfundimtar i marshit do të jetë Parlamenti.

A.B.