Sasho Mijallkov mbetet në parab*urgim, gjykata nuk pranoi garancionin 10 mln euro

Gjykata Penale në Shkup ka vendosur, që ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, të qëndrojë në parab*urgim në Shutk, duke hedhur poshtë kështu garancionin e palës mbrojtëse prej 10.8 milionë eurosh, që i dorëzoi për të dalë Mijallkov nga b*urgu.

“Pas marrjes së mendimit pozitiv nga prokuroria kompetente, për propozimin për shfuqizimin e masës së parab*urgimit me zëvendësim – garancion, ka sjellë vendim me çka propozimi i mbrojtjes konsiderohet si i pabazë. Këshilli, pas vlerësimit të shkresave në lëndë, konsideron se ende ekzistojnë shkaqe për të cilat u caktua masa e parab*urgimit, duke e pasur parasysh edhe llojin dhe karakterin e veprave pe*nale si dhe lartësinë e dënimit të shqiptuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.

A.B.