Këto ushqime duhet t’i përdorni nëse keni gurë në veshka

Gurët në veshka përbëhen ose nga kripëra minerale ose nga kripëra të tjera acidike. Gurët formohen për shkaqe të ndryshme, ku përfshihen: ushqyerja e keqe, suplementët sintetikë të kalçiumit, dehidratimi, alergjitë, mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik, transmeton lajmi.net.

Ushqimet më të mira kundër gurëve në veshka:

Uji
Dehidratimi është një nga shkaktarët më të mëdhenj të gurëve në veshka. Përpiquni të pini nga 250 deri në 500 ml, pra një ose dy gota ujë çdo orë.

Barishtet
Njerëzit që kanë një regjim ushqimor me bazë bimore kanë më pak gurë në veshka dhe probleme me to.

Lëngu i limonit
Nëse e përzieni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë, do të vëreni një reduktim të gurëve.

Ushqimet me magnez
Ushqimet e pasura me magnez siç janë avokado dhe bananja, pakësojnë rrezikun e formimit të gurëve.

Ushqimet që shkaktojnë gurë në veshka:

Ushqimet e pasura me acid oksalik
Në këtë listë përfshihen: spinaqi, domatet, patëllxhani, panxhari, selinoja, patatja e ëmbël, kikirikët, bajamet, boronicat, manaferrat, luleshtrydhet, majdanozi dhe kakaoja.

Citron
Lëngu i citronit duhet shmangur sepse rrit rrezikun e formimit të gurëve të veshkave.

Mishrat e përpunuar
Këto produkte shkaktojnë akumulim të kalciumit në veshka, që nxit formimin e gurëve.

Ushqimet e pasura me kalcium
Shmangni produktet e bulmetit si qumështi apo djathërat e përpunuar që shkaktojnë një akumulim të tepërt të kalciumit në organizëm.

Kafeina
Kafeina e dehidraton organizmin dhe përkeqëson situatën me gurët në veshka.

A.B.