Sela: Qeveria e Maqedonisë urgjentisht të solidarizohet me Preshevën dhe qytetarët e saj

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, i ka bërë thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të ndihmojë qytetarët e Preshevës, të cilët janë dëmtuar nga vërshimet. Sela fton Qeverinë që urgjentisht të ndajë fond për familjet që janë prekur nga kjo kata*strofë natyrore.

“Vëllezërit tanë në Preshevë po përballen me dëme të jashtëzakonshme materiale e infrastrukturore si pasojë e vërshimeve të mbrëmshme. I bëj thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që urgjentisht të solidarizohet me Preshevën dhe qytetarët e saj, duke zhbllokuar një fond ndihme për mbështetje të familjeve të prekura nga kjo katastrofë natyrore”.

“Ky është rasti ideal për Maqedoninë e Veriut për të dëshmuar solidaritet konkret ndaj popullatës së vendit fqinj, aty ku nevoja është më e madhe, në vend të masës sa të padobishme, aq edhe diskriminuese të subvencionimit të pushimeve në Greqi të një shtrese të privilegjuar”, shkruan Sela në Facebook./Telegrafi

A.B.