Festa e “çmendur” e ditëlindjes së Kejvina Kthellës në Dubai me Arta Elezajn

Modelja, Kejvina Kthella, ka festuar sot ditëlindjen dhe këtë e ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme
Bukuroshja e ekraneve shqiptare duket se e ka festuar ditëlindjen në qytetin e “mëkateve” të Lindjes, Dubai, derisa pjesë e ditëlindjes së saj ka qenë edhe aktorja, Arta Elezaj.
Të dyja, kanë ndarë video dhe fotografi nga ambienti se ku janë duke qëndruar për ta festuar ditëlindjen. Ndërkohë, në videot e publikuara Kejvina dhe Arta shihen duke vallëzuar në bikini dhe teksa ekspozojnë linjat e tyre trupore.

Kejvina Kthella, në storien e saj në Instagram ka ndarë pamje nga dhoma e hotelit e cila shihet e mbushur me trëndafila të kuq.

Në një video që ajo e ka postuar në Story të Instagramit, bukuroshja Kejvina shfaqet para një torteje derisa bën stila erotik.