Biden dhe Johnson sy me sy përpara Samitit të G7

Të dy udhëheqësit po diskutojnë “rifreskimin” e të ashtuquajturës “marrëdhënie speciale” midis SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar duke nënshkruar një “Kartë Atlantike” të re.
Një rihapje e mundshme e udhëtimeve transatlantike është gjithashtu në rendin e ditës. Këtë të enjte u rriten shpresat se bashkëpunimi ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve do të rifillojë pasi Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson biseduan për herë të patrë që nga marrja e detyrës. Takimi erdhi përpara fillimit të Samitit të G7 në Cornwall në Anglinë jugperëndimore ku krerët e shteteve dhe qeverive nga shtatë ekonomi të pasura do të takohen të premten, transmeton rtv21.tv.