Biden në Evropë, nuk do ta besoni sa po*licë dhe agjent janë të angazhuar për sigurinë e tij

Shefin e Shtëpisë së Bardhë e ruajnë 500 agj*entë të Shërbimit Sekret, që janë drejtpërdrejt të angazhuar për sigurinë e tij dhe që kontrollojnë gjithçka.Presidenti amerikan Joseph Biden është nisur dje në orët e para të mëngjesit nga Washington për në Britani të Madhe, ku do të duhej mbërrinte pasdite!Ky është udhëtimi i parë i Bidenit jashtë vendi që kur ka ardhur në krye të shtetit më të fuqishëm në botë – duke realizuar një turne tetë ditore nëpër Evropë, gjë që paraqet një sfidë të madhe për organet e sigurisë, transmeton Telegrafi. Për sigurinë e tij në ishull (Britani të Madhe) sipas mediave britanike, do të kujdesen 6.500 po*licë dhe pjesëtarë të shërbimit sekret, që gjithashtu janë të angazhuar për sigurimin gjatë samitit te G7-ës.Megjithatë jo gjithçka duket aq e thjeshtë, në momentin që konfirmohet pjesëmarrja e presidentit amerikan në ndonjë samit jashtë SHBA-ve, para arritjes së tij në kontinentin e vjetër, fillimisht shkojnë agj*entët e Shërbimit Sekret amerikan, që kontrollojnë çdo aspekt të sigurisë – nga pusetat e kanalizimit e deri te aeroplanët që lëviznin në qiell mbi vendin ku do të qëndroj Biden.Tetë ditë të gjata – agjenda e turneut
e mërkurë, 9 qershor
– Biden me bashkëshorten Jill largohen nga Washingtoni në orët e para të mëngjesit – Udhëton drejt bazës ajrore Mildenhole.e enjte, 10 qershor– Biden do të takohet me kryeministrin britanik Boris Johnson në Cornwall, ku do të rikonfirmohen lidhjet e veçanta mes këtyre dy vendevee premte, 11 qershor– Biden do të merr pjesë në samitin e liderëve të grupit të shtatë shteteve më të zhvilluara, ku temë kryesore do të jetë ekonomia dhe uniteti./Telegrafi/