“Pajtohen” Rama e Kurti, të buzëqeshur e të përqafuar në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto me homologun kosovar Albin Kurti. Në foton e publikuar, dy liderët shqiptarë duken të përqafuar dhe të buzëqeshur.
Pas tyre, i buzëqeshur shfaqet edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Mesa duket në foto, kryeministri Rama dhe Kurti i kanë lënë për një çast mosmarrëveshjet që kanë pasur në të shkuarën.

Shqipëria ishte këtë herë mikpritësja e samitit të radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor i cili u zhvillua në Pallatin e Brigadave. Në këtë samit morën pjesë liderët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës. s.b/abcnews.al/

Burimi: https://abcnews.al/pajtohen-rama-e-kurti-te-buzeqeshur-e-te-perqafuar-ne-samitin-e-lidereve-te-ballkanit-perendimor/