“Samiti i Tiranës”, Varhely: Qershori, muaj kritik për Ballkanin Perëndimor

Qershori do të jetë muaji kritik për Ballkanin Perëndimorë. Kështu tha komisioneri evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi nga samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimorë që u mbajt në Tiranë. Ai u shpreh optimist për çeljen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën këtë muaj. Varhelyi shtoi ky vit mund të jetë viti i Ballkanit Perëndimor por për këtë duhet rezultate konkrete.“Qershori është muaj kritik për Ballkanin Perëndimor. Kemi shumë çështje në tryezë. Duam të organizohen konferencat ndërqeveritare me Serbinë e Malin e Zi, të vazhdojnë negociatat e tyre të anëtarësimit. Duam që të organizohen dy konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, kemi këtë samit të tregojmë rezultatet. Ky vit mund të jetë vërtet viti I Ballkanit Perëndimor por duam rezultate”- deklaroi Oliver Varhelyi, Komision për zgjerim.

Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në cilësinë e nikoqirit ishte i prerë në deklaratën e tij. Shqipëria kë bërë gjithçka dhe se tani radhën e ka Këshilli i Evropës. Ai ka shtuar se pengesat për hapjen e nogicatave nuk burojnë nga Tirana, por nga kontesti mes Shkupit dhe Sofjes.

“Ne e para ka rëndësi që detyrat tona t’i bëjmë plotësisht. Nuk i bëjmë se na i kërkon Brukseli apo Haga por sepse na i kërkon detyrimi ndaj fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm. Detyrat e shtëpisë së BE janë rruga për të modernizuar shtetin tonë dhe për ta bërë”– deklaroi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

“Jemi të bindur se çdo ditë iu japim argumente shtesë miqve tanë evropian që përfundimisht të marrin vendim pozitiv. Rrugë tjetër për ne nuk ka, ajo është rruga drejt BE-së sepse qytetarët tanë i duan vlerat evropian t’i kenë këtu, në Shqipëri, në Tiranë, në Maqedoninë e Veriut në Shkup”- deklaroi Zoran Zaev.

Në takim morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç dhe kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija. Gjatë mbërritjes në takim, Rama kërkonte nga liderët të hiqnin maskat.
/Adrian Kerimi-Alsat-M/