Arsim Zekolli: Kado që të shkoni, përsërisni këto fjalët e Remziut

Shkruan: Arsin Zekolli, diplomat
“Remzi Mehmedi: LSDM, VMRO dhe BDI janë të zhytura në korrupsion”
Shkurt e Shqip, kaq mjafton.
Kete duhet perseritur dite e nate, han e dan, a la franga e a la turka. Pa shtesa e spjegime, pa pardon e pa ndal. Ne qytet e fshat, me te rinjte e me pleq.
Kur te ftojne Fatmiri e Agimi, Olivera e Borjani ne emision dhe te pyesin per gjendjen ne Mozambik, buzeqesh dhe thuaje: mirebrema, LSDM, VMRO, BDI jan te koruptuara! Kur mundohen te shkoqin njeren, tjetren apo te treten, refuzoni dhe perseritne: hepisbir, LSDM, VMRO, BDI jan te koruptuara.
Kur te ftojne KejtMeri e Rejqeli, kur Konradi te ben lajka, qendro qet dhe qetazi konfirmo – jan te koruptuara te trijat.
Ndersa ata qe deshirojne te maskojne, shtremberojne, zbusin dhe relativizojne kete fakt te pamohueshem – jan poashtu te koruptuar.
Ziadin e Remzi, keep it simple dhe perseritne, perseritne, perseritne deri sa te behet sinonim per te trijat.
Do ju akuzojne se nuk keni ofert, “boll mo me akuza!” do klithin. E ju vetem shtonja zerin dhe perseritne edhe ne shum. Ne vesh. Mbi koke. 24/7 dhe deri sa edhe femijet te bertasin rrugve si ne kohen UCK, UCK: “Lsdmvmrobdi jan te korupruar!”

Burimi: https://infomagazin.net/2021/06/11/arsim-zekolli-kado-qe-te-shkoni-perserisni-keto-fjalet-e-remziut/