Johnson: Marrëdhënie të mira me ShBA-në

“Aleanca midis SHBA dhe Britanisë së Madhe njihet si marrëdhënie e pashkatërrueshme”. Kështu është shprehur për BBC, kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili, një ditë më parë u takua me Presidentin e SHBA, Joe Biden.
Në prononcimin për median e njohur, Johnson ka thënë se biseda me Biden ka qenë e frytshme. Johsnon këmbëngul që marrëdhëniet SHBA-Britani nuk janë cënuar, edhe pas tensionet e Brexit në Irlandën e Veriut. Në takimin që zhvilloi me Biden, kryeministri Boris Jonhson, siguroi, se Britania e Madhe është e gatshme t’i dhurojë vendeve të varfra më shumë se 100 milionë vaksina, ndërsa Biden, premtoi gjysmë miliardë doza të vaksinave Pfizer, për 92 vendet me të ardhura të ulëta e të mesme.
Kombet e G7 pritet të bien dakord kolektivisht për të siguruar një miliard doza të vaksinës COVID-19 në një përpjekje për t’i dhënë fund pandemisë në vitin 2022, shkruan BBC.