EURO2020/ Italia shënon fitore bindëse, siguron kualifkimin

Përfaqësuesja e Italisë shënoi fitore bindëse me rezultat 3-0 ndaj përfaqësueses së Zvicrës në stadiumin Olimpiko në Romë në Kampionatin Evropian “EURO 2020”.
Golat e takimit Itali-Zvicër u shënuan nga mesfushori i Sasuolos Manuel Locateli i cili shënoi dopietë, golin e parë në minutën 26-të dhe golin e dytë në minutën e 52-të, golin e tretë për Italinë e shënoi sulmuesi i Lacios Çiro Imobile për të fituar tre pikë dhe për të siguruar kualifikimin për në fazën e 16 ekipeve më të mira në Kampionatin Evropian.

Në dy ndeshjet e para të grupit A,Italia fitoi bindshëm dy takimet njërën ndaj Turqisë dhe tjetrën ndaj Zvicrës, me të njëjtin rezultat 3-0.
Italia nën udhëheqjen e Roberto Mançinit në dhjetë takimet të cilat i ka zhvilluar përfaqësuesja azure ka arritur të fitoj në dhjetë ndeshje pa pësuar asnjë gol të vetëm dhe ka shënuar gjithsej 31 gola.
Italia e Mançinit është bërë një ekip që shënon, mbrohet mirë, dhe arrinë rezultate pozitive.

https://www.facebook.com/25427813597/posts/10159739856733598/

Tani më që është kualifikuar Italia dhe më këto statistika që ka arritur është kandidat potencial për të fituar këtë edicion të Kampionatit Evropian “EURO 2020”  Italia e Roberto Mançinit./Monitor.mk/