September 21, 2021

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bashkimi Evropian pritet të miratojë sot rekomandimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta, shtetasit e të cilëve do të mund të udhëtojnë në BE, duke shtuar në listë Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë.

Me këtë, ky rekomandim hyn në fuqi.
BE në [do dy javë diskuton edhe situatën epidemiologjike në “vendet e treta” dhe azhurnon listën e atyre vendeve që konsiderohen të sigurta për udhëtime. Megjithëse nuk është një instrument ligjërisht i detyrueshëm, klasifikimi i vendit si i sigurt epidemiologjikisht heq një ndalim të plotë të udhëtimit për qytetarët e tij.