LSDM do ta pranon Rezolutën e VMRO-DPMNE-së

Partia maqedonase në pushtet LSDM do ta pranon Rezolutën të cilën deri në Parlament do ta dërgon VMRO-DPMNE. Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në pres konferencë në selinë e partisë në Bihaçka tha se identiteti dhe gjuha maqedonase nuk mund të jenë kusht për përparimin evropian të shtetit.

“Pozicionet e LSDM-së në lidhje me gjuhën maqedonase dhe identitetit maqedonas janë të qarta si kristali dhe shpeshherë deri më tani janë thënë në opinion. Edhe popullit tonë edhe tërë opinionit ndërkombëtar. Nëse Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk janë të sigurt në këtë, nëse iu duhet dëshmi edhe në kuadër të Parlamentit, ne si shumicë konstruktive parlamentare pa asnjë problem mund të bëhem edhe asi hapi dhe do ta pranojmë Rezolutën, ashtu siç është, siç pamë nga mediat, sepse propozim zyrtarë deri te ne si deputetë nuk ka. Në përputhje me Kushtetutën, VMRO-DPMNE duhet zyrtarisht deri te secili deputet ta dërgon Rezolutën, natyrisht ne, si shumicë me përgjegjësi, do ta pranojmë ashtu siç e pamë në mediat”, tha Kostadinov duke shtuar se me këtë dolën në sipërfaqe gjitha gënjeshtrat që i plasuan VMRO-DPMNE. Ai tha se me këtë edhe njëherë dërgojnë porosi të fortë se identiteti dhe gjuha janë tema të mbyllura.

“Sigurt, nuk do të lejojmë që identiteti maqedonase të përdoret për përplasje partiake. Këtë si politikanë me përgjegjësi e kemi për obligim ta bëjmë. Identiteti maqedonas është i shenjtë e cila është më e lartë dhe më i rëndësishëm se sa reitingu i Hristijan Mickoskit dhe i VMRO-DPMNE-së. Dërgojmë porosi të fortë se do të punojmë fuqishëm në integrimin në Bashkimin Evropian me gjuhë të mbrojtur maqedonase dhe me identitet të mbrojtur maqedonas”, tha Kostadinov./koha.mk