FC Shkupi kualifikohet në raundin tjetër të “CONFERENCE LEAGUE”

Ekipi i futbollit të Maqedonisë,
FC Shkupi u kualifikua në raundin tjetër, të “EUROPA CONFERENCE LEAGUE” me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj ekipit të futbollit Kosovar, KF Llapi.

Ndeshja e dytë e kthimit, e zhvilluar në Kosovë, u mbyll me rezultatin 1-1, e para kaloi në avantazh ekipi mysafir me golin e Ali Adem në minutën e 78 të ndeshjes, ndërsa golin e barazimit Llapi e shënoi me Drilon Fazliun, në minutën e
84 të ndeshjes.

Ndeshja mes KF Llapit dhe FC Shkupit , u zhvillua sot, nga ora 20:00, në stadiumin Fadil Vokrri në Kosovë, ndeshja kthyese për kualifikim në raundin tjetër të “EUROPA CONFERENCE LEAGUE”.

Ndeshja e parë mes Shkupit dhe Llapit u
zhvillua në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të ekipit të Fc Shkupit.
Golat e ndeshjes së parë në Shkup, u shënuan nga Kire Markoski dhe Abdul Rwatubyaye.

Ekipi i Fc Shkupit kualifikohet në raundin tjetër të “EUROPA CONFERENCE LEAGUE”, ku do të mësojë ekipin e rradhës me të cilin do të ballafaqohet në këtë garë./Monitor.mk