Fjalët e Manaj pas Hattrickut në debutim me Barcelonën

Futbollisti i kombëtares shqiptare Rey Manaj, sot shënoi tripletë me ekipin e parë Barcelonën, në fitoren e ekipit katalan prej 4-0 ndaj Gimnastic.

Manaj sot zhvilloi ndeshjen e parë të tij me blaugranët me ekipin e parë, në ndeshje miqësore ndaj ekipit të Gimnastic.

Pas ndeshjes Manaj u shpreh kështu pas debutimit me ekipin e parë të Barcelonës dhe realizimit të tripletës:

“Do të marr topin si kujtim, dua që të ma firmosin të gjithë shokët e skuadrës. Dua të vazhdoj të punoj në mënyrë që ndeshja e sotme të mos jetë vetëm një kujtim. Këto ndeshje vlejnë që të gjejmë ritmin.Shfrytëzuam kartonin e kuq në pjesën e parë që të fitonim këtë ndeshje.”

Sulmuesi kuq e zi Manaj shënoi tregolëshin e parë me Barcelonën, të parin në minutën 60, të dytin në minutën 86 dhe të tretin në minutën e 90 të ndeshes, ndërsa një gol u shënua nga Alex Collado për rezultat përfundimtar prej 4-0. / Monitor.mk