Shtatë ekipe shqiptare luajnë në rundin e dytë të Uefa Conference League

Sot ekipet shqiptare do të zhvillojnë
ndeshjet e para të raundit të dytë në “Uefa Conference League”.

Shtatë ekipe shqiptare do të zhvillojnë ndeshjet në Conference League, katër ekipe nga kategoria superiore e Shqipërisë: Vllaznia, Laçi, Partizani dhe Teuta , dy ekipe nga futbolli i Maqedonisë: Shkendija dhe Shkupi, dhe Drita përfaqëson futbollin Kosovar e cila ësht e vetmja që përfaqëson futbollin Kosovar.

Vllaznia do të zhvillojë ndeshjen ndaj skuadrës qipriote, Ael Limassol në orën 19:00 në stadiumin Tsiron, Laçi do të përballet me ekipin rumun Craiova në stadiumin Elbasan Arena në ora 19:00,
Shkendija do të zhvillojë ndeshjen si mysafirë ndaj ekipit të Letonisë Riga FC në orën 19:00 në stadiumin Skonto, Teuta mirëpret ekipin nga Andora, Inter Escalades në stadiumin Niko Dovana në Durrës nga ora 19:00, Fc Shkupi do të luajë ndaj ekipit Portugez Santa Clara në stadiumin Todor Proevski në Shkup në ora 20:00, ekipi i kategorisë superiore Partizani do të zhvillojë ndeshjen në transfertë ndaj ekipit Zviceran Basel në ora 20:15, ekipi i futbollit Kosovar, KF Drita do të zhvillojë ndeshjen në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, ndaj ekipit Holandez, Feyenoord në ora 21:00. /Monitor.mk