Abelard Tahiri-Kurtit: U ktheve nga muaji i mjaltit

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka pasur akûza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se i njëjti nuk është kthyer nga vizita e tij në Francë e Greqi, edhe pas raśtit në Deçan e reshjeve që
shkàktuàn dëmè .

Tahiri i ka uruar mirëseardhje Kurtit në Kosovë, duke thënë se shpreson se ai “është kthyer nga muaji i mjaltit”.
“Kryeministër mirëse u ktheve në Kosovë, shpresojmë që qëndrimi jot në bregdetin e Greqisë dhe Francës, ta japin një far shtytje me përfundu muajin e mjaltit, e me ju kthy punës. 14 ditë vizitë jashtë vendit nuk kishin të bëjnë asgjë me interesa shtetërore e kombëtare, nuk e di çfarë interesi ka Kosova nga seminaret e së majtës, ku flitet gjithçka e veç për Kosovën jo”, ka thënë Tahiri.