Mickoski premton pagë prej 750 eurosh

Kryetari i VMRO-së Hrisitian Mickoski ka premtuar se nëse vjen në pûshtèt do të sigurojë pagë prej 750 eurosh. Ai njoftoi se ekipi i ekonomistëve në VMRO-DPMNE ka zhvilluar dhe konceptuar rritjen e pagës mesatare në vend për një kohë të gjatë.

Kreu opozitar ka thënë se ky është koncepti “Maqedonia për të gjithë”, në kuadër të të cilit do të jetë edhe
lègàl!z!m! i tregtisë me kriptovaluta.

Sipas tij, në këtë mënyrë qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të përfshihen drejtpërdrejt dhe do të njihen me trendet evropiane dhe botërore.
Për këtë VMRO-DPMNE do të propozojë një lîgj të veçantë. Kreu i VMRO-së deklaroi se kjo do të përmirësojë imazhin e vendi të përfshirë nga krîmî dhe drõgà .
Në anën tjetër, kryeministri Zaev deklaron se vendi ka bërë përparime gjatë qeverisjes së LSDM-së, duke përmendur se paga minimale u rrit për 65 përqind, ndërkaq papunësia prej 24 përqind u ulë në 16 përqind. /SHENJA